“Rinia e hashashit jo e ardhmja e kombit”/ Myftiu i Shkodrës përcjell mesazhin në Ditën Botërore të Paqes
Në Ditën Botërore të Paqes myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari në një prononcim për mediat përcolli mesazhin e tij ku tha se e ardhmja e kombit nuk mund të jetë ajo e një rinie hashashi, të alkoolizuar dhe banalitetesh.Nuk mund të ketë paqe nëse nuk e kultivojmë dhe e jetojmë atë në familje tha ndër të tjera myftiu Sytari. Ndërkohë myftiu Imam Muhamed Sytari komentoi nisjen e censusit në të gjithë vendin duke ftuar qytetarët që të shprehin të lirë dhe pa hezitim bindjet fetare.Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.