Rinis lufta, Izraeli urdhër evakuimi, rritet frika në jug të Gazës

b6a41b0efa524373b25dc66957f909fd

b6a41b0efa524373b25dc66957f909fd

Izraeli ka intensifikuar bombardimet ajrore në jug të Gazës në ndjekje të grupit militant palestinez Hamas.

Betejat intensive” po zhvillohen ende në Gazën veriore, ku dy ushtarë izraelitë u vranë gjatë “luftimeve të afërta” me luftëtarët e Hamasit”, tha ushtria.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini deklaroi se urdhri i fundit i evakuimit nga Izraeli për të zhvendosur civilët nga Kghan Younis në Rafah në Gazën jugore, ka krijuar frikë dhe ankth.

UNRWA tha më parë se pothuajse 1.9 milionë njerëz, më shumë se  80% e popullsisë së përgjithshme të enklavës , janë zhvendosur që nga fillimi i luftës.

Gaza është në “një ndërprerje pothuajse totale”. Operatori i fundit i madh i telekomunikacionit i mbetur në enklavë, PalTel, tha se të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në brez janë  ndërprerë plotësisht.

Kjo do të thotë se civilët palestinezë të kapur në vijën e zjarrit nuk janë në gjendje të kontrollojnë njëri-tjetrin ose të thërrasin për ndihmë, dhe punonjësit e urgjencës dhe ato mjekësore nuk mund të koordinojnë përgjigjet e tyre, tha një aktivist që përpiqet të  ndihmojë palestinezët të shmangin ndërprerjet e telekomunikacionit .

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se aktiviteti ushtarak izraelit në Gazën jugore mund të privojë mijëra palestinezë nga kujdesi shëndetësor, duke i përshkruar kushtet rreth spitalit Nasser në Khan Younis si katastrofike.

Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë kanë shtuar paralajmërimet e tyre për mbrojtjen e jetëve të civilëve ndërsa Izraeli zgjeron ofensivën e tij, por këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan,  nuk pranoi të vlerësonte  nëse Izraeli ka qenë më i saktë në operacionin e tij ushtarak. Ai tha se Izraeli u kërkoi njerëzve të largoheshin nga zonat e identifikuara për sulme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.