Rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare. HangArt, vatra më e re e kulturës në Kinostudio

Kinostudio

Përmes një atmosfere të mbushur me emocione dhe kreativitet, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantoi mbrëmjen e së hënës nismën, HangArt. E ngritur krah studiove të vjetra të filmave, në Kinostudio, kjo iniciativë e re synon të ofrojë hapësirë dhe mundësi për artistët bashkëkohorë shqiptarë.

Në këtë event të veçantë, që mblodhi artistë, krijues dhe dashamirës të kulturës dhe që solli një përvojë të pasur vizuale dhe muzikore, u njoftua dhe rinisja e sezonit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare si dhe u prezantua CulturAlb, projekti më i ri që synon promovim e kulturës shqiptare ndërkombëtarisht.

Eventi nisi me një projeksion madhështor në fasadën e Kinostudios, i shoqëruar me kolonat zanore të filmave ikonikë shqiptarë, pjesë e projektit “Tingujt që sollën Lirinë”, i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Pasi të ftuarit u zhvendosën në ambientet e HangArt Kinostudio, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, mbajtën fjalime mbi rëndësinë e kulturës në zhvillimin e vendit. Gonxhja bëri me dine se buxheti për artin e kulturën u rrit me 45%, ku 3 milionë euro janë për projektet e mbështetura të skenës së pavarur.

Më pas, vëmendjen e mori performanca site-specific nga ‘Was bleibt kollektiv’, e koreografit të njohur Gentian Doda, e cila shkrinte në një të vetme dritën, lëvizjen dhe tingullin, duke krijuar një atmosferë unike mes reales dhe abstraktes. Po ashtu, Gipsy Groove magjepsën publikun me një rrëfenjë poetike muzikore, duke sjellë tinguj të pasur ballkanike dhe rome të gërshetuara me xhaz. Një moment pikant ishte dhe ai i artistit Geri Prendushi që nëpërmjet projeksioneve vizuale solli fragmente të filmave të vjetër.

Në finalen e këtij eventi që shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën shqiptare, duke sjellë një kombinim perfekt mes së shkuarës dhe së ardhmes, historisë dhe teknologjisë, muzikës dhe artit vizual, DJ duo nga ‘The Funky Villainz’ elektrizoi atmosferën me një përzgjedhje të kujdesshme tingujsh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.