Lajme

Rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare. HangArt, vatra më e re e kulturës në Kinostudio

Përmes një atmosfere të mbushur me emocione dhe kreativitet, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantoi mbrëmjen e së hënës nismën, HangArt. E ngritur krah studiove të vjetra të filmave, në Kinostudio, kjo iniciativë e re synon të ofrojë hapësirë dhe mundësi për artistët bashkëkohorë shqiptarë.

Në këtë event të veçantë, që mblodhi artistë, krijues dhe dashamirës të kulturës dhe që solli një përvojë të pasur vizuale dhe muzikore, u njoftua dhe rinisja e sezonit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare si dhe u prezantua CulturAlb, projekti më i ri që synon promovim e kulturës shqiptare ndërkombëtarisht.

Eventi nisi me një projeksion madhështor në fasadën e Kinostudios, i shoqëruar me kolonat zanore të filmave ikonikë shqiptarë, pjesë e projektit “Tingujt që sollën Lirinë”, i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Pasi të ftuarit u zhvendosën në ambientet e HangArt Kinostudio, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, mbajtën fjalime mbi rëndësinë e kulturës në zhvillimin e vendit. Gonxhja bëri me dine se buxheti për artin e kulturën u rrit me 45%, ku 3 milionë euro janë për projektet e mbështetura të skenës së pavarur.

Më pas, vëmendjen e mori performanca site-specific nga ‘Was bleibt kollektiv’, e koreografit të njohur Gentian Doda, e cila shkrinte në një të vetme dritën, lëvizjen dhe tingullin, duke krijuar një atmosferë unike mes reales dhe abstraktes. Po ashtu, Gipsy Groove magjepsën publikun me një rrëfenjë poetike muzikore, duke sjellë tinguj të pasur ballkanike dhe rome të gërshetuara me xhaz. Një moment pikant ishte dhe ai i artistit Geri Prendushi që nëpërmjet projeksioneve vizuale solli fragmente të filmave të vjetër.

Në finalen e këtij eventi që shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën shqiptare, duke sjellë një kombinim perfekt mes së shkuarës dhe së ardhmes, historisë dhe teknologjisë, muzikës dhe artit vizual, DJ duo nga ‘The Funky Villainz’ elektrizoi atmosferën me një përzgjedhje të kujdesshme tingujsh.

Blerti Delija

Recent Posts

“Bilbilat” me risi këtë edicion – Kënga popullore qytetare pjesë e konkurrimit të fëmijëve

Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…

2 minutes ago

“2 Prill 1991”, për të mos harruar – Katër qytetarë të Shkodrës u vranë, mbi 80 u plagosën dhe u lënduan

2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…

5 minutes ago

“KEA” përkujton “ 2 Prill 1991 ” – Përfaqësues të këtij subjekti politik  bënë homazhe dhe vendosën kurora

Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…

9 minutes ago

Bashkia Shkodër përkujton “2 Prillin” – Zëvendëskryetarët Preka dhe Qyteza, kryekëshilltari Luli, homazhe dhe kurora

Zyrtarë të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak Shkodër ka nderuar “2 Prillin”, ditën kur qyteti përkujton…

12 minutes ago

PD  përkujton “ 2 Prillin ” – Berisha: 4 martirët, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të…

16 minutes ago

Berisha mbron Spahinë, “sulmon” Becin – Kreu i PD: Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizites në Shkodër,  komentoi edhe paraqitjen e ish-kryebashkiakut…

21 minutes ago

This website uses cookies.