Rinisin reshjet e borës / Sipas ARRSH- së, nuk paraqiten probleme për qarkullimin rrugor
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zonat malore të Bashkisë Shkodër, në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit, janë përfshirë nga reshjet e borës.
Sipas Drejtorisë Rajonale të ARRSH- së për Veriun, po punohet për pastrimin e borës dhe kriposjen, ndërsa nuk paraqiten probleme për qarkullimin rrugor.
Firmat kontraktuese kanë bërë të mundur pastrimin e segmentit Bogë – Theth dhe po punojnë që të mos ketë probleme për qarkullimin në vijmësi.
Ndërkohë, në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu.
ARRSH përsërit thirrjen për drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes që të paisen me zinxhirë dhe të përdorin gomat e dimrit.