Rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez

Interi bëhet gati për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 të finaleve të Champions League ndaj Atletiko Madrid. Një ndeshje, e cila të mërkurën do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Por Madridi nuk do të jetë vetëm një pikë themelore për ecjen e Interit në Champions League, atje ku zikaltërit, pasi kanë humbur vitin e kaluar ndaj Mançester Sitit në finale, kërkojnë të jenë fitues. Veçse mbi të gjitha edhe një takim i rëndësishëm për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon në të gjitha aktivitetet që janë luajtur.

Sipas asaj që raporton calciomercato.com, drejtuesit e skuadrës zikaltër do të takojnë Alehandro Kamanon, që pikërisht në kryeqytetin spanjoll ka bazën e tij, ndërsa me të nevojitet të diskutohet zgjatja e kontratës deri më 2026-ën. Për Interin, Lautaro Martinez është gjithçka.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.