Riparohet moloja në Zogaj/ U dëmtua nga moti i keq në Liqenin e Shkodrës para disa kohësh

molo

molo

Moloja “Almonit” në fshatin Zogaj është dëmtuar, duke penguar kështu edhe turistët e shumtë që e kanë frekuentuar këtë mol jo vetëm si pikë ankorimi për varkat e lehta, por edhe si qendër rekreacioni.
Ndërkohë ditën e sotme po punohej për riparimin e molos. Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës pritet të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogajt dhe Vir Pazarit.
Me këtë investim merr një tjetër dimension zhvillimi i turizmit dhe ekonomia në këto zona dhe krejt territorin e bashkisë Shkodër”.
Ndërtimi i këtyre moleve është një vlerë e shtuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, në zhvillimin e paketave të integruara turistike midis dy vendeve Shqipërisë dhe Malit të zi.
Molot të cilat janë pjesë e rikualifikimit të liqenit të Shkodrës do të jenë jo vetëm pika për ankorimin e varkave të lehta dhe nxitjes së lundrueshmërisë në liqen, por edhe si qendra rekreacionale në të cilat do të jetë e mundur të zhvillohen aktivitete sportive, kulturore e mjedisore që nxisin turizmin

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.