Rishi Sunak pas takimit me Ramën dhe Melonin: Së bashku ne do t’i ndalojmë gomonet
Në faqen zyrtare të Kryeministrit britanik Rishi Sunak në rrjete sociale është shkruar për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. Siç shkruhen në postim, në takim kanë rënë dakord që së bashku të punojnë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe fluksin e shqiptarëve që shkojnë me gomone drejt Anglisë.
“Kemi rënë dakord të intensifikojnë punën e përbashkët për të trajtuar emigracionin ilegal dhe për të luftuar bandat e organizuara të kontrabandës së njerëzve që e ushqejnë atë. Së bashku, ne do të ndalojmë gomonet”, shkruhen në faqen zyrtare ne facebook.