Lajme

Risi në duelin Usik-Furi, boksi profesionist me inteligjencë artificiale

Një njoftim më shumë se sa surprizues dhe që në të ardhmen do të mund të revolucionarizojë botën e boksit vjen nga Riadi, atje ku të shtunën, në ringun e “Kingdom Arena”, është në program ndeshja e dytë për titujt botërorë në versionet WBC, WBA dhe WBO të peshave të rënda. Bëhet fjalë për duelin mes Oleksandr Usik dhe Tajson Furit, që do të nisë rreth orë 19:00.

Shkëlqesia e tij, Turki Alalshik, presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm për argëtimin e Arabisë Saudite, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se, për herë të parë në historinë e “artit fisnik” dhe jo vetëm në këtë disiplinë, një arbitër i programuar i inteligjencës artificiale do të monitorojë duelin mes Usik dhe Furit.

Projekti është i sponsorizuar nga revista historike “The Ring”, e themeluar më 1922-in dhe që pjesa më e madhe e aksioneve të saj u blenë gjatë muajt nëntor nga një kompani ku pjesën më të madhe e zotëron Alalkshik.

Të shtunën në mbrëmje inteligjenca artificiale do të gjykojë, sipas asaj që është shpjeguar, pa paragjykime, me objektivitet dhe paanshmëri duke kërkuar të shmangë gabimet njerëzore që kanë karakterizuar shumë vendime përfundimtare të historisë së boksit. Është saktësuar se bëhet fjalë për një eksperiment, pavarësisht se revolucionarizues, dhe që nuk do të ketë impakt mbi rezultatin zyrtar të duelit botëror në peshat e rëndat duke shërbyer vetëm si një term krahasues.

Në fakt përgjigja e inteligjencës artificiale nuk do të merret në konsideratë deri në përfundim të rezultatit zyrtar që do të vendoset nga tre gjyqtarët e tavolinave. Alalshik është treguar i gatshëm për të dhënë dhe detaje më të mëdha mbi këtë eksperiment të arbitrit të inteligjencës artificiale, por nuk ka specifikuar nëse do ta bëjë përpara, apo në përfundim të ndeshjes të së shtunës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

58 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

60 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

1 hour ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

1 hour ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

1 hour ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

1 hour ago

This website uses cookies.