Risi në Zvicër, do të lejohet qarkullimi i automjeteve me vetëkontroll

acd6a5bab45a4f13853655429126dcd6

Zyra Federale e Rrugëve e Zvicrës ka njoftuar se drejtimi e automatizuar e automjeteve do të lejohet në disa zona të vendit duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm. Rregulloret e reja, që hyjnë në fuqi më 1 mars, do t’u mundësojnë drejtuesve të automjeteve të lëshojnë timonin dhe të përdorin autopilotin në autostrada, me kusht që të mbeten të gatshëm të marrin kontrollin nëse kjo kërkohet nga sistemi, u njoftua nga autoriteti.

Përdorimi i autopilotit do të lejohet gjithashtu në rrugë të tjera të miratuara zyrtarisht, megjithëse rrugët specifike ku mund të aktivizohet, do të përcaktohen nga kantonet individuale të Zvicrës. Sipas rregullave të reja, automjetet pa shofer duhet të monitorohen nga një operator i qendrës së kontrollit, i cili mund të ndërhyjë nëse sistemi has një sfidë që nuk mund ta zgjidhë në mënyrë të pavarur. 

“Përdorimi i automjeteve pa shofer mund të jetë veçanërisht tërheqës për transportin e mallrave dhe për mbulimin e ‘miljes së fundit’ në transportin e pasagjerëve”, thuhet në deklaratën e zyrës. Në deklaratë gjithashtu thuhet se automjetet me sisteme automatizimi kërkojnë miratime specifike, ndërsa prodhuesit duhet të dëshmojnë se sistemet e tyre garantojnë siguri rrugore dhe rrjedhë të qetë të trafikut. Parkimi i automatizuar do të lejohet gjithashtu nga 1 marsi, por vetëm në zonat e parkimit të përcaktuara dhe të shënuara qartë, të përcaktuara nga kantonet ose komunat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.