Risitë e festivalit “Luleborë” / Në konferencën për mediat, organizatorët ndanë detajet e dy netëve
Vetëm një ditë para çeljes zyrtare të edicionit të ri të festivalit “Luleborë”, muzika ka pushtuar teatrin “Migjeni” pasi aty po i jepet dora e fundit përgatitjeve të nisura kohë më parë. Do të jenë 18 këngët pjesëmarrëse të këtij viti, të cilat do të këndohen dhe rikëndohen përgjatë dy netëve të zhvillimit të tij.
Organizatorët në konferencën e zhvilluar për mediat shprehen se çdo gjë është gati për të startuar “Luleborën” e këtij viti.
Edhe në këtë vit çdo këngë do të ekzekutohet live nga orkestra e festivalit, synimi i të cilit është zgjerimi përtej kufijve të vendit.
Edicioni i tetë i festivalit “Luleborë” do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 nëntor duke nisur nga ora 19⁰⁰ në Teatrin “Migjeni”.