Risitë e skemës së bujqësisë 2024- Në fokus bashkimi i fermerëve, financim 100% të vlerës
Skema kombëtare e këtij viti ka në fokus bashkimin e fermerëve si në bujqësi ashtu edhe në blegtori e bletari me qëllim që të rritet numri i përfituesve. Risitë e këtij viti janë heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për skemën e naftës. Sipas Gjollës minimalja e sipërfaqes është prej 1 hektarë, dhe nëse do të aplikojnë si grup fermerësh do të marrin 100% të vlerës së naftës edhe nëse janë mbi 10 hektarë.
Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane, ndërsa në dhënien e subvencioneve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore.