Risitë në spitalin Rajonal Shkodër/Hallunaj: Krahas poliklinikës edhe investime të tjera
Poliklinika e qytetit të Shkodrës është drejt fundit. Pritet që gjatë muajit maj të bëhet edhe inagurimi i saj. Jo vetëm një godinë totalisht e rikonstruktuar por edhe me pajisje të reja. Për drejtuesit e spitalit rajonal Shkodër ky nuk është i vetmi investim që Shkodra do të presë në shëndetësi. Krahas ndërtimit të poliklinikës dhe plotësimit me medikamente shtesë për të përballuar çdo fluks të mundshëm, pritet që në spitalin rajonal Shkodër të ketë edhe një skaner të ri si dhe pajisje të tjera mjekësore.