Rita Petro, e ftuar në “Takimi i librit”, poetja është vlerësuar me Çmimin Europian të Letërsisë për librin e saj me poezi
Poetja dhe gruaja e guximshme e letrave shqipe, Rita Petro, ishte e ftuara e aktivitetit të zhvilluar në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Takimi i organizuar nga “Klubi i librit”, erdhi në formën e një bisede të hapur ku fokusi kryesor i saj ishte marrëdhënia e të rinjve me librin dhe jo vetëm.
“Lindur së prapthi” është libri më i fundit i autores Rita Petro ku së fundmi ajo është nderuar me Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2024.
“Takimi i librit” është një iniciativë e zhvilluar së fundmi nga studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Herë pas here, pjesë e tij si të ftuar janë personalitete të ndryshme, jo vetëm të fushës së letërsisë, por edhe të fushave të tjera.