Ritakohen pas 40 vitesh, ish- maturantët e Artit Figurativ të vitit 1984, ekspozitë në galerinë “Oda”
![ritakim edi](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/ritakim-edi.jpg?fit=1024%2C485&ssl=1)
Galeria “Oda” në Shkodër çeli dyert për ekspozitën më të re me punime pikture në mjediset e saj.
Ajo erdhi e veçantë në formë dhe përmbajtje, sepse të tillë e bënin realizuesit e saj që ishin ish- maturantët e Artit Figurativ të vitit 1984 të shkollës artistike “Prenkë Jakova”.
Ky takim erdhi pas 40 vitesh.
Pjesë e këtij takimi emocionues ishin edhe ish mësues të atij brezi.
Një ngjarje e bukur artistike është kjo ekspozitë për galerinë “Oda”.
Ekspozita tërhoqi interesin dhe vëmendjen e shumë të pranishëmve në të.