Ka dështuar për herë të dytë mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku shkak është bërë sërish bllokimi nga deputetët e grupimit Bardhi-Berisha. Duke zënë ulëset e PS dhe me zhurmues, deputetët e Rithemelimit nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes dhe kërkojnë që të ndryshojë përbërja e opozitës në këtë komision duke thënë se “nuk përfaqësojnë opozitën”.
Mbledhja parashikohej të mbahej në orën 10.00 por me ardhjen e bashkëkryetarit të komisionit Damian Gjiknuri dhe anëtarëve të PS ka pasur një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës duke bërë që këta të fundit të largohen nga salla.
Nga ana tjetër bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nuk është shfaqur fare në komision njësoj si herën e kaluar duke shmangur përballjen me deputetët e opozitës që kërkojnë largimin e tij.
Pas dështimit të mbledhjes deputeti Ervin Salianji tha se në komision nuk ka përfaqësim të opozitës.
“Thanë qartë që do përpiqen të blejnë vota për t’i bërë zgjedhjet kushtetuese sepse s’mund të ketë zgjedhje. Zgjedhjet janë antikushtetuese me këtë kod zgjedhor që është sot. Kjo është situata, kjo është tallja e përditshme që bëhet me qytetarët. Kjo është pengmarrja që i kanë bërë fatkeqësisht përfaqësuesve që kanë dalë edhe me vota të PD-së dhe ky është regjimi që kemi”, tha Salianji.
Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që të ketë një komision bipartizan me përfaqësimin e plotë të të gjithë faktorëve politikë.
“Tradita mbi 20-vjeccare e komisionit konsensual bipartizan, është praktikë e mirë jo vetëm për rajonin, por edhe për OSBE. Është ajo që kërkojmë në mënyrë konstante Kërkojmë një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca, gjysma nga opozita. Secila palë përfshin të gjithë faktorët politik dhe aktorët politikë brenda saj”, tha Bylykbashi
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.