Categories: LajmePolitikë

“Rithemelimi” bllokon mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Do e çojmë para edhe pa opozitën

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e “Rithemelimit” ashtu sikurse kishin vendosur në mbledhjen e grupit, kanë bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke zënë karriget e deputetëve të mazhorancës, anëtarë të komisionit.

Ky vendim nga ana e “Rithemelimit” u bë shkak për largimin nga punimet e mbledhjes të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Damian Gjiknuri në një prononcim për media ka akuzuar opozitën se po kryen akte vandale ndërsa theksoi se mazhoranca do e vijojë punën për Reformën Zgjedhore, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë e saj.

Fatkeqësisht edhe atë që pretendojnë Bylykbashin nuk e kanë zgjedhur, edhe Alibeajn nuk e kanë lejuar të vijë për shkak të akteve vandale. Opozita duhet të jetë e para që do të bëjë reformën zgjedhore, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse siç është ky komision.

Patjetër që reforma do ecë dhe nëse opozita nuk do bëhet pjesë do gjehet një mënyrë që reforma të shtyhet përpara.

Unë kam një mandat sikurse opozita, të vijnë”, tha ai. Po ashtu, edhe socialisti Blendi Klosi është larguar nga Kryesia e Kuvendit duke deklaruar se “vendin ma ka dhënë populli shqiptar, ata kanë zënë karriget, le t’i mbajnë”.

Deputetët e opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar largimin e Enkelejd Alibejat si bashkëkryetar të Komisionit dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylybashin.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Alibeaj iu përgjigj pretendimeve të tyre duke thënë se ai përfaqësonte PD-në dhe jo të gjithë opozitën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”, Hamilton çmend tifozët

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…

15 minutes ago

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…

17 minutes ago

Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…

20 minutes ago

Trump synon vendosjen e tarifës 10% ndaj Kinës duke filluar nga 1 shkurti

Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…

21 minutes ago

Turqi- U hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve, rritet bilanci i viktimave nga zjarri në hotel

Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…

23 minutes ago

Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…

26 minutes ago

This website uses cookies.