“Rithemelimi” mbledh Këshillin Kombëtar ditën e shtunë
Rithemelimi do të mblidhi ditën e shtunë Këshillin Kombëtar të partisë.
Organi më i lartë vendimmarrës i partisë, do të mblidhet më datë 3 shkurt, ora 17:00 në selinë e “Rithemelimit”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit, Edi Paloka përmes një njoftimi për mediat.
Sipas njoftimit, në rend të ditës do të diskutohet se si do të vijojë aksioni opozitar pa ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në masë arresti në banesën e tij.
Gjithashtu do të diskutohen dhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti, situata në Parlament si dhe gjendjen ekonomike dhe sociale e vendit.