Categories: LajmePolitikë

Rithemelimi në zgjedhje, 6 kandidatë në Lezhë, pjesë e garës edhe juristi dhe ish- gjyqtari i njohur Gjin Gjoni

Pasi kaloi gati një vit e gjysëm pa drejtues të zgjedhur, pas dorëheqjes së Arben Ndojit në nëntor 2022, Rithemelimi i Partisë Demokratike në Lezhë do të shkojnë në zgjedhje për kreun e ri të kësaj force politike. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në këtë garë janë përfshirë shumë kandidatë e madje edhe emra që më së shumti janë dëgjuar në Tiranë se në Lezhë. Ethet kanë nisur, ashtu si edhe fushata e tyre për të bindur anëtarsinë për votëbesim.

Nga 9 kandidatë që e nisën fillimisht këtë garë, duket se në listën përfundimtare të miratuar nga kryesia qëndrore kanë mbetur vetëm 6-të. Nga kandidimi janë tërhequr disa emra që mund ta bënin garën edhe më interesante. Bledar Prendi, Salvador Kaçaj dhe Maksim Kola nuk do të përfshihen, kjo pasi angazhimi i tyre do të vijojë në grupet e punës që do të ngrihen pas zgjedhjeve. Në listën përfundimtare, për kreun e rithemelimit në Lezhë do të garojnë Albert Rrusti, Alen Kola, Bardhok Ndreca, Gjin Gjoni, Paulin Marku dhe Roza Hila.

Rikthimi në garë i Paulin Markut që e ka drejtuar më parë këtë force politike ashtu si edhe futja në listë e Gjin Gjonit, juristit të njohur, tregon për rëndësinë që do të marrin këto zgjedhje, ashtu si edhe përfshirja e ish Administratorit të Shenkollit Albert Rrusit, kreut te FRPD-ë Alen Kola, të mjekes Roza Hila e anëtarit të kryesisë Bardhok Ndreca ka sjellë një risi dhe paparashikueshmërisë së fituesit.Megjithëse njëri do të jetë fituesi, garuesit në fakt po garojnë edhe për një elementë tjetër, demostrimit të popullaritetit të tyre tek demokratët e rithemelimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

23 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

23 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

24 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.