Rithemelimi nuk voton për Amnistinë Penale, Bardhi: Aksioni në Parlament do të vijojë
Ndërsa të enjten Kuvendi pritet të votojë projektligjin për Amnistinë Penale, Gazment Bardhi e ka konsideruar si një akt jotransparent duke nënkuptuar që nuk do ta mbështesin.
Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit Bardhi tha se aksioni në Parlament do të vijojë.
“Amnistia është kthyer në akt tërësisht jo transparent ku secili në mënyrë të fshehtë dhe larg vëmendjes shton dhe heq sipas interesit të tij. Prej muajsh jemi në një aksion dhe ky aksion do të vijojë në Parlament. Amnistia është një akt humanizmi i Kuvendit, duhet të qëndrojë larg sherrnajave. Nuk është i publikuar versioni zyrtar se kush është versioni final i amnistisë,” tha Bardhi.
Të njëjtin qëndrim mban edhe Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, i cili ka paralajmëruar se nuk do e mbështesë “një skandal kombëtar”.
Ndërsa marrëveshjen për emigrantët, Bardhi e ka konsideruar si një akt tradhtie kombëtare.