Rithemelimi protestë para Kuvendit, hidhen flakadanë e shashka. Tubimit i bashkohet edhe Gazmend Bardhi
Pas protestave poshtë dritares së Sali Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” këtë herë mbështetësit e tij dhe demokratët janë mbledhur para Kuvendit. Duke hedhur flakadanë, shashka dhe fishekzjarrë në drejtim të Kuvendit, protesta nisi me disa incidente të vogla.
Protestuesve u janë bashkuar edhe deputetë e përjashtuar të Rithemelimit por edhe të grupimit të Gazmend Bardhit.
Bardhi i bashkohet për herë të parë protestës së thirrur nga Sali Berisha, i cili tha për mediat se “i bashkohet çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”.
Edhe pse seanca e Kuvendit u mbyll brenda pak minutash pasi deputetët e përjashtuar të opozitës nuk lejuar zhvillimin e saj, protestuesit vijojnë të jenë të mbledhur ende para Kuvendit ku kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestat janë një përshkallëzim i aksionit opozitar, që po e zhvillon si brenda dhe jashtë Kuvendit