“Rithemelimi” synon sërish bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bardhi: Vijim i farsës së dy palëve

Deputetët e Rithemelimit dhe mbështetës të Gazmend Bardhit kanë vendosur të bllokojnë sërish punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, e cila pritet të mblidhet më 26 janar. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së grupit në kryesinë e Kuvendit, ku deputeti Gazmend Bardhi tha se mbledhja e Komisionit të premten është vijim i farsës për të krijuar një reformë të njëanshme. 

Lidhur me deklaratën e OSBE/ODIHR-it për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, Bardhi tha se vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër.

“Duke pasur parasysh deklaratën e djeshme të OSBE ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe caktohen 4 prioritete që do duhet të ketë reforma zgjedhore, eliminim i blerjes së votës, intimidimin e votuesve dhe duke mbajtur në konsideratat rezolutën ku theksohet nevoja për gjithëpërfshirëseje por një përfaqësim të vërtetë të opozitë, ka vendosur të ridërgojë edhe njëherë duke shpjeguar gatishmërinë kushtetuese, të vullnetit të shumicës dërrmuese të deputetëve të opozitës në komisionin bipartizan. Tradita është që opozita dhe maxhoranca jo thjesht duhet të kenë numra të barabartë por vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër. Vijimi i farsës duke ripërsëritur kërpëratat e 2020 në një reformë të njëanshme zgjedhore të paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë të atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit me të njëjtat problematika” tha Bardhi.

Edhe deputeti Flamur Noka tha se aksioni opozitar do të intensifikohet.

“Në çdo mbledhje ne diskutojmë aksionin tonë, çështja e bashkimit është e mbyllur, nuk diskutohet më si çështje. U diskutua sesi duhet ta përshkallëzojmë këtë aksion, në terren jo vetëm në Kuvend. Strategjia e deputetëve të opozitës ishte si të gjejmë forma si ta intensifikojë aksionin tonë në bazë, Asnjë zë kundër nuk është. Opozita do ti kundërpërgjigjet”, tha Noka.

Në mbledhjen e kaluar deputetët e “Rithemelimit” bllokuan punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke zënë karriget e deputetëve të mazhorancës. Ky vendim nga ana e “Rithemelimit” u bë shkak për largimin nga punimet e mbledhjes të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar largimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Komisionit dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylybashin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.