“Ritual Piano” mbyll edicionin e tretë/ Pianisti Fabrizio Ottaviucci ekzekutoi pjesë nga vepra botërore
“Ritual Piano Improvisation Festival” mbylli edicionin e tij të tretë në teatrin “Migjeni” me koncertin e një prej pianistëve më të njohur italianë Fabrizio Ottaviucci. Koncerti i kësaj nate erdhi me një konotacion mistik dhe me dinamika të forta.Ottaviucci thekson se publiku permes ketij koncerti ka mundësi të njihet me disa nga pjesët muzikore të viteve ‘900 dhe të kompozitorëve që kanë qenë shumë pak të përmendur por që kanë dhënë shumë për muzikën klasike me krijimet e tyre të cilat kanë bërë histori duke nisur nga John Cage e të tjerë. Ai thote se vjen per here te pare në Shqipëri dhe ndonëse jemi dy shtetet jane afër gjeografikisht kane edhe dallime duke nisur nga gjuha por njerëzit këtu I duken vërtetë të veçantë.Robert Bisha, ideuesi i festivalit vlerëson atë që ky festival tregoi në këtë edicion të tretë.Ky koncert u mbështet nga Instituti Italian i Kulturës ku i pranishëm ishte edhe drejtori i saj Alessandro Ruggera i cili ndihet I kenaqur qe institucioni qe ai drejton ka mundesi te mbeshtese kete festival që bazohet në muzikën improvizuese pianistike, tepër cilësore si dhe me një pianist si Fabrizio Ottaviucci që mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës kontemporane.”
Koncerti vijoi me pjesë nga veprat e kompozitorëve që kanë patur ndikimin e tyre në muzikën botërore dhe ndryshimin radikal të saj.