River Plate kualifikohet në Kupën e Botës për Klube 2025

River Plate është skuadra e radhës që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube 2025.

Skuadra argjentinase, e cila u kualifikua në fazën e 1/8-ve të finales në Kupën e Libertadores pas fitores 2-0 ndaj Libertad, ka siguruar një vend në kompeticionin e ri falë renditjes.

Tani janë 27 skuadrat e  kualifikuara dhe kanë mbetur vetëm 5 bileta për të plotësuar formatin e parë të Kupës së Botës për Klube FIFA me 32 skuadra, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, kompeticion që do të mbahet çdo 4 vjet.

Emri zyrtar i kompeticionit do të jetë Mundial de Clubes FIFA dhe do të ketë pjesëmarrjen e klubeve nga secila prej gjashtë konfederatave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.