Rivitalizohet studio e Orkestrës, prej më shumë se 30 vitesh punonin me të njëjta aparatura

e925df5fae0c4f56af5a909a9e720ecf
Rivitalizohet studio e sallës së orkestrës së RTSH-së e cila prej më shumë se 30 vitesh vijonte të punonte me të njëjtat aparatura.
Studio e përmirësuar tashmë do të mundësojë regjistrime me cilësi të lartë të veprave kombëtare të cilat do të hapin rrugë të reja bashkëpunimi.
Ndërkohë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka nisur përgatitjet për kartolinën muzikore me këngë shqiptare për festat e fundvitit e cila do të jetë surprizë së shpejti në ekranin e RTSH-së.