Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe nevoja për një nivel tatimi përfundimtar
Tregu i pasurive të paluajtshme po bëhet gati për një proces të ri rivlerësimi.
Drafti i depozituar në muajin maj mori aprovimin e Komisionit të Ekonomisë, ndërkohë norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe jo 3% siç u diskutua më parë.
“E kemi provuar tashmë që në momentin kur do të fillojë fushata e rivlerësimit, diku në shtator, do të ketë zhbllokim të tregut, transaksione, më pak informalitet në treg dhe më shumë taksa të mbledhura në arkën e shtetit.“
“Ka një efekt pozitiv në treg. Efekti primar është fakti që mundohet të ulë edhe informalitetin me transaksionet për pasuritë e patundshme.“
Më skeptik është eksperti Zef Preçi, i cili kërkon një analizë më të thelluar për nivelin e normës së rivlerësimit.
“Masa 3–4 për qind kanë nevojë për analiza, studime të mëtejshme, për modelime. Vetëm tregu e tregon çmimin e vërtetë. Vetëm mekanizmi i kërkesë-ofertës dhe jo vendimmarrjet demokratike.“
Preçi sheh edhe një anë tjetër problematike në procesin e rivlerësimit.
“Rivlerësimi ka efekt të dyfishtë. Në thelb është një legjitimim i fshehjes së taksave nga kompanitë e ndërtimit dhe nga ana tjetër është një e ardhur suplementare,“
Drejtori ekzekutiv i shoqatës së pronat e paluajtshme vlerëson përfshirjen e pronave në legalizim në procesin e rivlerësimit.
“Patjetër janë pronat e shqiptarëve, që në njëfarë mënyre gabimisht kanë ndërtuar. Shteti i ka në proces legalizimi. Është shumë mirë që prona të shkojë në vlerën reale, pavarësisht statusit të tyre të certifikimit apo vërtetimit të pronësisë,“
Për ekspertët e ekonomisë është i nevojshëm të bëhet një diferencim mes personave që rivlerësojnë shtëpinë e tyre të vetme dhe atyre që posedojnë më shumë se një të tillë.
Për ekspertët ka ardhur koha e zbatimit të një niveli tatimi përfundimtar.
Rivlerësimi pritet të votohet nga deputetët në fillim të sesionit të ri parlamentar në muajin shtator dhe parashikohet të zgjasë për një vit.