Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, do duhet t’u garantohet vazhdimi i funksionit të tyre si prokuror në nivel apeli.
Pyetur mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësimin e statutit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme pas përufndimit të mandatit 9-vjeçar, ministri Manja theksoi se është në krahun e prokurorëve të SPAK nëse do e depozitojnë kërkesën.
“Ajo që do duhet të adresohet është e drejta sipas ligjit dhe tjetër gjë është garantimi i ushtrimit dhe vazhdimit të funksioneve të kësaj trupe nesër në institucionet e Prokurorisë. SPAK është e barazuar me Prokurorinë e Apelit.
Prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit në atë strukturë do duhet t’u garantohet vazhdimi i funksionit si prokuror në nivel apeli ose nëse duan sipas ligjit në nivelin e prokurorive të shkallës së parë si drejtues.
Kushtetuta e ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje, Ata janë në vitin e 5-të. Nëse do shtrohet kjo kërkesë e tyre, si ministër Drejtësie jam në krahun e prokurorëve të prokurorisë së posaçme. Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se të mazhorancës,” tha Manja.
Prokurorët e SPAK kanë mandat 9-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…
OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e…
Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu bëri thirrje për unitet me rastin e festës…
Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin…
Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…
This website uses cookies.