Rizgjimi i hekurudhës shqiptare – Pa asnjë investim për 30 vite, tashmë kantier ndërtimi
Nuk ka pasur asnjë investim në sektorin hekurudhor në tridhjetë vitet e fundit.
Sektori i harruar në tri dekada, duket se po rizgjohet. Për 13 të marta së bashku, duke filluar nga 19 marsi, do të dëgjohet zhurma e trenit.
Do të udhëtojnë për kaq javë nga Shkodra në Laç, besimtarët, që e bëjnë këtë rrugëtim për çdo vit. Edhe për këtë vit, në shinat e konsumuara dhe me trenin e dikurshëm, po gjithashtu të konsumuar.
Drejtore e Përgjithshme, MIE, Erjola Muka tha se “sektori hekurudhor ka qenë shumë i rëndësishëm para viteve ’90 më pas ka kaluar në një periudhë pezull. Ndërsa vitet e fundit ka fituar vëmendjen e qeverisë”.
Shqipëria po “kryqëzohet” nga shinat e hekurta, duke hedhur një hap të rëndësishëm që nuk e kishim para në tridhjetë vitet e fundit.
Projektet janë, angazhimi financiar po sigurohet dita ditës, mbetet që brezat e rinj të shohin të konkretizuar atë që nuk e panë prindërit e tyre.