Robert Elsie, eksperti gjerman i folklorit shqiptar që prehet në Theth

Më 2 tetor 2017, ndërroi jetë albanologu Robert Elsie.

Studiuesi gjerman me origjinë kanadeze rrëmoi në gurrën popullore shqiptare, duke nxjerrë në pah, faqe botës, tiparet dalluese të kombit në rrjedhë të shekujve.

Në përmbushje të amanetit të tij të fundit, Robert Elsie u varros në mes të Alpeve të Shqipërisë, në fshatin turistik të Thethit, të cilit i kushtoi edhe një nga librat e tij të shumtë, duke dëshmuar për herë të fundit lidhjen e tij me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vepra e konsiderueshme që la pas përbën një pasuri ndërdisiplinore, që përfshin trashëgiminë shpirtërore, kulturore, historike dhe gjuhësore të popullit shqiptar.

Publikimet më të rëndësishme të Elsie-së në mesin e veprimtarisë së tij të gjerë kërkimore dhe shkencore janë studime mbi etnografinë, etnologjinë, antropologjinë, filologjinë e tekstit, historinë e shkrimeve, gjuhësinë, etnokulturën, letërsinë gojore dhe të shkruar, besimet, kultin dhe shkrimet e shenjta. Mes tyre veçojmë:

“Migjeni, Freie Verse”, një përkthim gjermanisht i veprës së poetit të mjerimit, Migjenit; “Anthology of modern Albanian poetry” (1993), një antologji e letërsisë bashkëkohore shqiptare; “History of Albanian literature” (1995, 1997, 2001), histori e letërsisë shqiptare; “Der Kanun” (2001), një përkthim i Kanunit; “Historical Dictionary of Albania” (2004, 2010), fjalor historik për Shqipërinë; “Historical Dictionary of Kosova” (2004, 2011), fjalor historik i Kosovës; “Albanian literature: a short history” (2005, 2006), histori e shkurtër e letërsisë shqipe dhe “Fjalori historik i Shqipërisë” (2011).

Elsie qe anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në hulumtimin e vlerave kombëtare, i janë akorduar titujt e nderit “Medalja e Mirënjohjes” (2013) dhe Medaljen e Artë “Lidhja e Prizrenit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

7 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

7 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

7 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

7 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

7 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

7 hours ago

This website uses cookies.