Rohde: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohje
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka deklaruar se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje, në rast se të dyja shtetet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në ‘X’, Rohde shkruan se vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme.
“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘tit for tat’ që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar Rohde në platformën X.
Shprehja “Tit for tat” e përdorur nga ambasadori përshkruan një situatë të reciprocitetit në veprime, veçanërisht kur dikush përgjigjet në formë hakmarrjeje.