Roli dhe vlerat e besimit – Myftinia Shkodër dhe Qendra e Hulumtimeve zhvilluan leksionin e hapur

Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Qendrën e Hulumtimeve Minber organizoi me të pranishmit leksionin me Drejtorin e Institutit të Mendimit Islam të Ankarasë, Prof. Dr. Mehmet Gormez.
Biseda u përqendrua në vlerat që përfaqëson besimi në vetvete dhe jo vetëm.
I pranishëm ishte edhe Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.
Takime të tilla të organizuara nga Myftinia Shkodër synojnë të theksojnë rolin dhe rëndësinë që ka besimi për një shoqëri.