Roli i arbëreshëve në shtetformim, Konferencë shkencore me pjesëmarrjen e rektores dhe arqipeshkëvit metropolit
Në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua Konferenca Shkencore Ndëruniversitare “Anselmo Lorekjo dhe Terenc Toçi: Roli i diasporës arbëreshe në lëvizjen politike dhe kulturore për pavarësinë kombëtare shqiptare”. Të pranishëm në të ishin profesorë, akademikë, studiues dhe studentë.
Në fjalën e saj, rektorja Rajmonda Këçira theksoi rolin e UNISHK në promovimin e fakteve, ngjarjeve dhe figurave historike.
Si një arbëresh, në takim ishte i pranishëm edhe Arqipeshkëvi i Ardioqezës Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra. Ai u ndal në kontributin e dy bashkëatdhetarëve të tij përgjatë historisë.
Anselmo Lorekjo dhe Terenc Toçi ishin dy prej figurave të njohura arbëreshe me kontribut të madh para dhe pas krijimit të shtetit shqiptar në vitin 1912.