Roli i parlamenteve në Procesin e Berlinit/ Tabaku për RTSH: Thelbësor për procesin e anëtarësimit në BE

Jorida Tabaku

Jorida Tabaku

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku ka deklaruar për mikrofonin e RTSH 24, se roli i parlamenteve në procesin e anëtarësimit në BE është thelbësore.

Ajo u shpreh se asgjë që vjen si pjesë e reformës së procesit të Berlinit të mos pengohet në Parlamente dhe të mos përdoret për luftë politike, për t’i hapur rrugë marrëveshjeve që Ballkani Perëndimor të jetë i integruar përpara anëtarësimit.

Parlamenti këtu mund të luajë rolin e tij. Janë një sërë marrëveshjesh që diskutohet në kuadrin ekonomik, arsimit e atë të infrastrukturës e agjendës digjitale të cilat do kalojnë në Parlamente e të cilat duhet të kenë në qendër qytetarin. Ne po përpiqemi që vendet e rajonit, parlamentet e rajonit të mos jenë bllokuese për këto reforma. Shumë vende, për shembull marrëveshjen për lëvizjen e lirë nuk e kanë ratifikuar dot në parlamente, marrëveshjen për kualifikimin e diplomave ka pasur vështirësi për tu ratifikuar në Parlamente. Për këtë arsye, takimi i sotëm merr përsipër që kryetarët e Komisioneve të Integrimit por dhe anëtarët e tyre angazhohen që asgjë që vjen si pjesë e reformës së procesit të Berlinit të mos pengohet në Parlamente dhe të mos përdoret për luftë politike, për t’i hapur rrugë këtyre marrëveshjeve që Ballkani Perëndimor të jetë i integruar përpara anëtarësimit”, tha Tabaku.

Sa i përket situatës mes Kosovës e Serbisë, Tabaku theksoi se diskutimet mes dy vendeve nuk janë më njësoj si para sulmit në Banjskë të 24 shtatorit.

Sipas Tabakut, kushdo duhet të dënojë aktin, ndërsa theksoi se nevojitet hetim ndërkombëtar.

Rajoni nuk ka qenë i mirë. Takimi i sotëm çel siparin e takimeve të fundjavës para samitit.

Diskutimet mes Serbi-Kosovë nuk janë si kanë qenë  para 24 shtatorit.

Kushdo duhet ta dënojë atë akt.

Duhet hetim ndërkombëtar, duhet përdorur si mënyrë për të vazhduar atë proces për njohjen e Kosovës”, tha Tabaku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.