Roli i Toni Bler në çlirimin e Kosovës, lideri i parë europian që u ngrit kundër Millosheviçit
Toni Bler (o.Tony Blair) për shqiptarët do të mbahet mend gjithmonë si njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Milloshevicit në vitin 1999-të.
Më datë 23 mars 1999, Kryeministri britanik Toni Bler iu drejtua Parlamentit Britanik për politikën e NATO-s ndaj Kosovës me fjalët “Çdo fshat shqiptar në rajonin e Drenicës është në flakë. Familjet po dëbohen dhe largohen nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Ka raporte që burrat i ndajnë nga gratë. Ne nuk e dimë se cili është fati i tyre”
Si i pari lider europian, Toni Blar se bashku me ish-presidenti amerikan Bill Klinton (Clinton), dhe ish sekretarja e SHBA-ve, Madeleine Albright, ishin personat që historia e popullit shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë.
Në kujtimet e tij, Toni Bler shkruan se për të konflikti i Kosovës kishte qenë një përvojë prej së cilës kishte nxjerrë shumë mësime. Si kryeministër ai s’kishte dilemë se në Kosovë kishte nisur një fushatë e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve. Këtë konflikt, shton ai, bashkësia ndërkombëtare ishte e interesuar ta hiqte nga titujt e gazetave përmes çfarëdolloj dakordimi.
“Synohej të paqësohej rajoni, jo të zgjidhej konflikti”, shkruan Bler. Ky ishte mësimi i parë. I dyti: Unë që nga fillimi në mënyrë këmbëngulëse u angazhova për zgjidhje ushtarake. Në retrospektivë shoh se jam angazhuar kryekëput për zgjidhje, jo për paqe”. Mësimi i tretë: në konfliktin e Kosovës dolën në sipërfaqe aftësitë dhe dobësitë e Europës, e cila ishte brilante në formulimin e deklaratave që tingëllojnë bukur, të cilat me pas avulloheshin sapo të bëhej e qartë konsekuenca e zbatimit të tyre”.
Në vitin maj të vitit 1999 në atë kohë si kryeministër, Toni Bler erdhi në Shqipëri për herë të parë e kjo vizitë iu kushtua tërësisht shqiptarë të Kosovës të cilët prej muajsh kishin lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar luftës.
Gjatë kësaj vizite, Bler shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë në atë kohë Pandeli Majko u takuan me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe udhëheqësin e Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, Rexhep Qosja.
Një pritje siç i takonte mori Toni Bler kur shkoi në 31 korrik të vitit 1999 në Kosovë. Ndërkohë që rrjeti mediatik Netflix ka krijuar skenën e mikpritjes së ish-kryeministrit të Britanisë, Toni Bler gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 1999 në një nga serialet e tij më të famshëm siç është “The Croën”.
Bler vizitoi Kosovën përsëri më 12 korrik 2010 dhe mijëra njerëz brohoritën emrin e tij ndërsa ai po shkonte në një skenë të improvizuar në sheshin kryesor të kryeqytetit të Prishtinës. Bler u takua me liderët kosovarë gjatë vizitës së tij dy-ditore.