Roma e tepron, fitojnë dhe Liverpool e Leverkusen
Në Olimpico, Roma mundi Servette 4-0 në ditën e dytë të Grupit G të Europa League dhe ruan kryesimin e tabelës me pikë të plota së bashku me Slavia Pragë (që mposhti Sherifin 6-0). Lukaku hapi sërish procedurat, duke konsoliduar serinë e rekordeve duke e çuar në 13 numrin e golave të shënuar në Europa League.
Në pjesën e dytë, verdhekuqtë u egërsuan dhe mbyllën rezultatin me një dygolësh të Belottit dhe një gol të Pellegrinit. Kapiteni i verdhekuqve ishte shumë i pafat pasi hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe luajti vetëm 11 minuta para se të kërkonte një zëvendësim për shkak të një dëmtimi muskulor.
Liverpool ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë Union St.Gilloise me golat e shënuar nga Gravenberch në minutën e 44-ët dhe Jota në fundin e takimit. Skuadra e Klopp kryeson grupin E me pikë të plota pas dy ndeshjeve të luajtura.
Skuadra e Leverkusen ka arritur të marrë një fitore 2-1 në fushën e Molde. Frimpong 14’ dhe Tella 18’ e bënë gjithçka të lehtë për skuadrën gjermane që në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit shënuan golin e vetëm tre minuta para fundit me anë të Breivik.