Categories: LajmeSport

Roma-Feyenoord, frikë nga ultrasit

Pavarësisht ndalimit të udhëtimit të tifozëve holandezë drejt Italisë, policia e Romës e pret ardhjen e tyre. Ndaj është përgatitur një plan masash për të ruajtur rendin në kryeqytetin italian. Gjithsesi, tifozët e Feyenoord, do të pengohen të hyjnë në Olimpico.

Feyenoord mbërrin në Olimpico për të rishkruar historinë e tij evropiane, e cila në këto dy vite është ndalur përballë Romës, një pengesë e madhe dhe tepër e lartë. Por në Holandë besojnë. Sepse barazimi 1-1 i ndeshjes së parë nuk është një vendim përfundimtar, pasi është edhe ndeshja tjetër për t’u luajtur. Por përtej ndeshjes, ekziston rreziku i problemeve që mund të shkaktojnë ultrasit holandezë.

Pavarësisht ndalimit të udhëtimit për tifozët holandezë drejt italisë, alarmi është ngritut në kryeqytetin italian për shkak të mbërritjes së ultrasve të Fejënordit. Selia e Policisë së Romës është në pritje të ardhjes së tyre, të cilëve do t’u ndalohet hyrja në çdo sektor të Olimpicos.

Tashmë ekziston një plan për ruajtjen e rendit publik për të mos ia lënë rastësisë, e për të frenuar ngjarjet e së shkuarës, si përleshjet që ndodhën në Piazza di Spagna. Rivaliteti mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord është në kulmin e të gjitha kohërave.

Alarmi është i lartë në pikat kyçe të qytetit: nga qendrat historike e deri në zonën e stadiumit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

23 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

23 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

23 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

24 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

24 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

24 hours ago

This website uses cookies.