Roma arriti një fitore të merituar kundër Eintracht Frankfurt, që i siguroi kualifikimin në play-off në Europa League, ndërsa skuadra gjermane kalon direkt në raundin e një të tetave. Shorti do të hidhet të premten në orën 13.00 dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport.
Roma fitoi 2-0 kundër Eintracht Frankfurt në ndeshjen e fundit të fazës së grupit në Europa league dhe siguroi kualifikimin për në ndeshjet e play-offit që do të luhen në shkurt. E vendosur për të marrë tri pikët, Roma e nisi me vrull ndeshjen, ndërkohë që Frankfurt u shfaq menjëherë i tërhequr, falë renditjes që i lejonte edhe humbjen për sa kohë që Gallatasaraj e Bodo Glimt nuk fitonin të dyja. Pas një rasti të Dovbik në minutën e 13-të, që gjuajti mbi tra në pozicion ballor, gjermanët u përgjigjën në të 22-tën, duke fituar vetëm një goditje nga këndi. Roma intensifikoi përpjekjet dhe në minutën e 36-të goditi shtyllën, si një prelud i golit që do të vinte një minutë para pushimit. Angelinjo, tepër aktiv nga e majta, gjuajti diagonalisht dhe mposhti portierin Trapp, duke i dhënë epërsinë e merituar skuadrës italiane. Roma lëshoi disi terren në pjesën e dytë, por pa i lejuar Frankfurtit të rrezikonte dhe në minutën e 69-të siguroi fitoren falë kundërsulmit që u mbyll me gol nga Shomorudov.
Me përfundimin e fazës së grupit, tetë skuadrat e para që kualifikohen direkt në raundin e 1 të tetave janë Lazio, Atletik Bilbao, Manchester United, Tottenham, Eintracht, Lion, Olimpiakos dhe Glasgoë Rangers.
Shorti i play offit do të hidhet të premten në orën 13.00 dhe do të transmetohet direkt në RTSH Sport.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.