Categories: LajmeSport

Roma gjen idhullin e saj

Janik Siner do të mungojë në turneun e Romës, për shkak të një dëmtimi. Dhe publiku i kryeqytetit italian të gjithë vëmendjen e mbështetjen e tij do t’ia japë Rafa Nadalit. E kjo vjen edhe falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të tenistit spanjoll, teksa ka fituar plot 10 herë turneun e Romës.

Në mungesë të Janik Sinerit, Roma ishte në kërkim të një idhulli të ri. E tani e ka gjetur. Eshtë Rafael Nadal. Në fakt tifozët italianë ia kanë dhënë me gjithë zemër mbështetjen tenistit spanjoll, teksa ai ka fituar zemrat e tyre, duke triumfuar plot 10 herë turneun e tenisit në Romë. Ka mjaftuar vetëm një njoftim dhe e gjithë pjesa kryesore e fushës qëndrore të kompleksit të tenisit në kryeqytetin italian të mbushej me tifozë. Të gjithë ishin akomoduar për të mirëpritur idhullin e tyre, Rafa Nadal, në stërvitjen e tij të parë në prag të nisjes së turneut të Romës. Hyrja e tij në fushë u shoqërua me ovacione.

Të gjithë mezi presin të vlerësojnë lojën e tij magjike në fushën me dhe të kuq. Sigurisht që gjendja e tij fizike, siç dihet tashmë nuk është më e mira. Por gjithsesi, një orë e gjysmë stërvitje me Marc Lopez si kundërshtarin e tij dhe nën drejtimin e trajnerit Carlos Moya, nën ovacionet e një spektatori tepër të interesuar, Nadal fillimisht u shfaq pak i përmbajtur, duke bërë gabime që turma nuk i priste.

Por pak nga pak, mëngjarashi spanjoll filloi të japë ato goditjet e tij duke marrë ovacionet e publikut. Seanca stërvitore për Nadalin, mbyllet duke dhënë autografe dhe duke bërë foto me këdo që i kërkonte. Ai është i dashuruar me Romën dhe Roma ka treguar se e do ende idhullin e saj, Rafa Nadalin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shkodër/  Gjenden granada, pjesë armësh e municioni luftarak – Arrestohet një shtetase , shpallet në kërkim bashkëshorti

Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se,   gjatë një operacioni policor të…

3 minutes ago

Rezervat e gjakut të pamjaftueshme – Familjarët, dhuruesit kryesor, i rëndësishëm shtimi i dhurimit vullnetar

Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht…

15 minutes ago

“Udhëtimi që ndryshoi botën”- Myftinia Shkodër,  aktivitet me rastin e Natës së Bekuar të Israsë dhe Miraxhit

Myftinia Shkodër  ka organizuar në xhaminë e Parrucës një aktivitet fetaro-kulturor ,  me rastin e…

18 minutes ago

Kodi Zgjedhor-PD dorëzon në Kuvend amendamentet/ Bylykbashi: Zgjeron të drejtën e votës për diasporën

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamentet për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Pas dorëzimit në…

27 minutes ago

Pr.ligji për kartat e identitetit, PD e kundërshton për shkak të sigurisë dhe kostos

Në Komisionin e Ligjeve u zhvillua një debat i nxehtë mbi projektligjin për disa shtesa…

28 minutes ago

Australia Open/ Sabalenka në finale për të tretin vit radhazi

Arina Sabalenka nuk ndalet dhe mund të gjysëmfinale shoqen e saj Paula Badosa për të…

30 minutes ago

This website uses cookies.