Romani “Brirët” mbërrin në Lezhë/Shkrimtari dhe gazetari Marash Mirashi prezanton këtë libër në vendlindjen e tij

roman

Pas prezantimit në Tiranë dhe suksesit të arritur në panairin e librit, romani “Brirët” i shkrimtarit dhe gazetarit Marash Mirashi, mbërriti në duart e lexuesve lezhjanë. Ky botim u promovua në biblioteken “Gjergj Fishta”, duke bërë bashkë miq e dashamires të librit. Përmes një humori dhe ironie që shkon deri në sarkazëm, me një stil krejtësisht të veçantë, autori ka krijuar Republikën Baritore të Babzilandit, në të cilën ndodhin ngjarje nga më të paimagjinueshmet dhe shfaqen presonazhe nga më grotesket, fryt i një fantazie të tejskajshme.
Të pranishmit në prezantimin e romanit “Brirët” në Lezhë, vlersuan maksimalisht këtë botim i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e lexuesit në Shqipëri dhe Kosovë.Romani “Brirët” është botimi i pestë i gazetarit dhe shkrimtarit Marash Mirashi, i cili që në nisje rezultoi i suksesshëm duke rrëmbyer edhe çmimin letrar “At Gjergj Fishta” në prozë për vitin 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.