Categories: LajmePolitikë

Romë/ Rama: Kemi premtimin që marrëveshja për pensionet do çohet deri në fund

Shqipëria dhe Italia kanë arritur marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka marrë premtimin nga qeveria e vendit fqinj se kjo nismë do të çohet deri në fund. Nga Roma, në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajan, Rama tha se vlerësoi rolin e Italisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE.
Sipas Ramës, qeveria italiane, nën drejtimin e kryeministres Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni), ka një angazhim real që të kalojë në fakte konkrete shumë premtime në fushën e ekonomisë dhe politikave të sigurimit.

Ne kemi plotësisht të njëjtat qëndrime për të gjitha çështjet dhe na kënaq që Italia është avokati ynë më i besuar në nivel Evropian dhe zëri më i fortë në Bruksel për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin evropian. Kjo qeveri ka një angazhim real për të kaluar nga shumë premtime në fakte konkrete të fushën e ekonomisë, në politikat e përbashkëta të sigurimit e kështu me radhë. Ka shqiptarë që prej vitesh kontribuojnë në ekonominë italiane dhe marrëveshja për pensionet është në pikarritje dhe kemi premtimin që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër siç ndodh shpesh në anët tona. Kjo qeveri do ta çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme edhe nga pikëpamja sociale dhe respektit e dinjitetit të punës së njerëzve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Italia do të kontribuojë në një sërë investimesh strategjikë në Shqipëri, kryesisht në infrastrukturë. Ai përmendi Korridorin VII dhe linjën hekurudhore Tiranë-Durrës. Po ashtu, do të përfshihen edhe investime në fushën e energjisë dhe ushqimeve.

Janë investime në sektorët strategjikë, në infrastrukturë, ku Italia ka luajtur një rol vendimtar dhe ministri ka udhëhequr një proces të çlirimit të Korridorit VII nga një pengesë, gjë që i hap rrugë financimit të vazhdimit të punimeve për Korridorin VII që ne i kemi nisur një pjesë me financimet tona, pastaj në fushën e sistemit hekurudhor ku Italia është përfshirë në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kemi folur edhe për linjën hekurudhore që lidh Durrësin me Nishin. Në fushën e energjisë ku kemi shumë nevoja dhe objektiva të përbashkëta strategjike me Italinë dhe ku kemi prekur temën e interkonieksionit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe më gjerë panoramën e zhvillimit energjetik të Shqipërisë, e cila në përfundim të kësaj dekade do të jetë eksportuese neto të energjisë dhe interesit të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e këtij zhvillimi. Kemi prekur eshë sektorin e ushqimit dhe vetëm me një nxitje të vitit të fundit nga Ministria e Bujqësisë së Italisë kemi arritur që të fillojmë zbërthimin e një potenciali të madh dhe vetëm vitin e fundit, deri në gusht, eksporti i vajit të ullirit nga Shqipëria në Itali është rritur me 50 herë”, u shpreh kryeministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

33 minutes ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

35 minutes ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

37 minutes ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

39 minutes ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

40 minutes ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

43 minutes ago

This website uses cookies.