Romët në rrugët e Shkodrës, fëmijë, por edhe gra të komunitetit rom dalin rrugëve duke kërkuar lëmoshë

Mjafton një vëshgim në rrugët e qytetit të Shkodrës për të kuptuar se çdo ditë fëmijë,  por edhe gra të komunitetit rom dalin rrugëve të qytetit të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë. Pjestarë të këtij komuniteti, janë të pranishëm kudo po kryesisht në në pikën kufitare të Muriqanit.

Ato thonë se janë kushtet e vështira të jetesës që i shtyjnë të dalin për të kërkuar para.

Ndërsa në lidhje me këtë situatë Bashkia Shkodër ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtues të lartë të policisë dhe autoriteteve lokale, për të parandaluar këtë situatë dhe për të mbrojtur të miturit nga shfrytëzimi dhe rreziqet e tjera.

Gjithashtu, Bashkia Shkodër u bën thirje të gjithë qytetarëve, të tregohen të kujdesshëm në dhurimin e parave  fëmijëve në rrugë, në mënyrë që të luftojmë këtë fenomen.

Kjo problematike po krijon edhe një pamje të shëmtuar për të huajt që hyjnë çdo ditë në vendin tonë, teksa hyjnë në tokën shqiptare përballen me gra dhe fëmijë të komunitetit rom që kërkojnë lëmoshë me këmbëngulje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.