Lajme

Ronaldo për Marcelon: Karrierë e pabesueshme

Në moshën 36-vjeçare Marcelo Vieira da Silva Junior, ose më thjesht Marcelo, vendosi të varë këpucët dhe t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.

“Historia ime si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit shumë”, ka komentuar mbrojtësi i majtë brazilian në videon prekëse të publikuar në rrjetet sociale.

Shumë sportistë dhe ish-shokët e skuadrës, si dhe Real Madridi (i përmendur shumë herë nga Marcelo në video) komentuan lajmin, duke i transmetuar ngrohtësi lojtarit dhe nuk hezituan t’i kushtojnë fjalë të ëmbla dhe falenderime për atë që i ka dhënë botës së futbollit. Nuk mund të mungonte as Cristiano Ronaldo, me të cilin ka pasur gjithmonë një lidhje të veçantë, të lindur në kohët e lavdishme të kaluara së bashku në Casa Blanca.

“Vëllai im, çfarë karriere e pabesueshme! Kemi jetuar shumë bashkë, kanë qenë vite pushtimesh, fitoresh dhe momentesh të paharrueshme. Më shumë se një shok ekipi, një shoqërues për jetën time. Faleminderit për gjithçka, mik. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës”, mesazhi i CR7. Së bashku ata kanë ngritur katër Liga të Kampionëve(2014, 2016, 2017 dhe 2018), tre Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa UEFA, dy La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump sanksionon ICC, e akuzon për veprime të paligjshme që synon SHBA dhe Izraelin

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke e…

11 minutes ago

Çfarë është Deklarata e Statusit Personal? Efektet në pagë, dypunësimi, zbritjet tatimore

Para disa ditësh, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një njoftim zyrtar mbi ndryshimet…

17 minutes ago

Rama për vizitë dyditore në Spanjë, do të pritet nga mbreti Felipe VI

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid,…

19 minutes ago

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar, brenda mjetit një pistoletë

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një automjet në fshatin Balldre të Lezhës pasditen…

21 minutes ago

KQZ miraton karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit brenda venditr s

Komisioni Rregullator miratoi të enjten karakteristikat teknike të fletës së votimit që do të përdoret…

22 minutes ago

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët,…

24 minutes ago

This website uses cookies.