Ronaldo qëndron në Arabi, Al-Nassr i ofron 200 mln € deri në qershorin e 2026-ës

Kristiano Ronaldo të vazhdojë të luajë në “Saudi Pro League” pasi klubi i Al-Nassr i ka ofruar një tjetër kontratë të majme.
Mësohet se portugezit i është ofruar mundësia për të rinovuar deri në qershorin e 2026 dhe shifra që do të përfitojë në rast se pranon so të jetë 200 milionë euro.
Deri më tani Ronaldo ka shënuar 78 gola me ekipin saudit ndërsa afati i mbarimit të kontratës së re tregon qartë tendencën e lojtarit për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026.