Ronaldo shënon gol, Al Nassr shkon në finalen e Superkupës

Al Hilal kundër Al Nassrit, një tjetër përballje. Të shtunën e 17 gushtit, në orën 18:15, dy skuadrat më të forta të Arabisë Saudite do të luajnë për një tjetër trofe, të parin e sezonit të ri.
Pas humbjeve të shumta të vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij duan të hakmerren dhe të nisin me këmbën e mbarë.
Në gjysmëfinale erdhi një fitore e lehtë, 2-0, ndaj modesteve të Al Taawon dhe portugezi ishte menjëherë protagonist i madh, duke krijuar asistimin për golin që çau ngërçin dhe më pas duke mbyllur rezultatin në pjesën e dytë.