Roterdam, të shtëna me armë zjarri, raportohet për 2 viktima dhe 2 të plagosur, prangoset agresori
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore në qytetin holandez Roterdam. Raportohet për 2 viktima, por ende pritet konfirmimi zyrtar.
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi fillimisht hapi zjarr në një shtëpi, duke plagosur edhe dy persona, përpara se t’i vinte flakën ndërtesës. Një zëdhënës i policisë së Roterdamit tha se i dyshuari më pas u nis për në një spital lokal.
Policia holandeze ka thënë se është arrestuar një 32-vjeçar si autori i dyshuar i sulmit. Ai u arrestua në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, i dyshuar si i përfshirë në të dyja incidentet e të shtënave me armë zjarri.
Qendra Mjekësore Erasmus, e identifikuar nga policia lokale si vendndodhja e të shtënave, më herët postoi në rrjetin social X, duke u bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg këtyre ambienteve.
Fotot tregojnë personelin mjekësor duke ikur nga Qendra Mjekësore Erasmus – ku thuhet se ka ndodhur një nga të shtënat – dhe forcat e armatosura që rrethojnë ndërtesën. Policia holandeze beson se ka pasur vetëm një person të armatosur të përfshirë në të dyja sulmet, raportojnë mediat holandeze. BBC