Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin

Kryetar i Komitetit për Politikën e Jashtme i Bundestagut dhe ish-ministër për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth ka deklaruar se është shqetësues fakti që disa politikanë malazez me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Duke folur në një intervistë për gazetën e Malit të Zi “Pobjeda”, Roth ka thënë se Vuçiq e ka dëshmuar që është një partner jo i besueshëm për rajonin.

Ai ka shpjeguar se aleancat e tilla minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

Është shqetësuese kur politikanë malazezë janë në lidhje ngushta me një lider që ka dëshmuar të jetë një partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin.

Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi. Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur.

Vendi tani ka një shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në një përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet”, ka theksuar deputeti gjerman për ‘Pobjeda’.

Duke folur për rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ,ai ka thënë se është dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi.

E kuptoj dhe e respektoj plotësisht që shumë qytetarë të Malit të Zi e gjejnë shtëpinë e tyre shpirtërore në Kishën Ortodokse Serbe. Kjo është një çështje e lirisë fetare, një e drejtë themelore e njeriut.

Megjithatë, jam thellësisht i shqetësuar për ndikimin politik të Kishës Ortodokse Serbe, veçanërisht përfshirjen e saj në sistemin arsimor të Malit të Zi dhe ndikimin e saj tek të rinjtë.

Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”, ka deklaruar Roth.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.