“Rozafa” e nis vitin mbarë – Janari shënoi një rritje prej 8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024

rozafa kalaja mbare

Kalaja e Rozafës është një nga atraksionet më të njohura turistike në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.

 Ajo ofron një kombinim të historisë, legjendës dhe pamjeve spektakolare, duke e bërë një vend tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

Vitin e kaluar,  siti arkeologjik pati një rritje mbresëlënëse teksa u vizitua nga 160 mijë turistë, shifër kjo, më e larta e regjistruar ndonjëherë.

 Në krahasim me vitin 2023, rritja rezultoi 26% më shumë.

 Vizitorët e huaj janë përherë e më të pranishëm në këtë objekt të lashtësisë si në mënyrë individuale ashtu edhe të organizuar në grupe.

DRTK Shkodër ka publikuar shifrat e vizitueshmërisë për muajin e parë të vitit 2025. Janari rezulton me 4 mijë vizitorë duke vijuar trendin pozitiv të rritjes.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej 8% të numrit të turistëve.

Kalaja “Rozafa” është një ndalesë e rëndësishme për të gjithë ata që vizitojnë kryeqendrën e veriut.

Historia dhe arkitektura, legjenda, pamjet panoramike si dhe atraksionet brenda kalasë po paraqesin interes gjithnjë e më shumë për vizitorët vendas dhe të huaj që duan të njohin trashëgiminë tonë kulturore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.