Kalaja e Rozafës është një nga atraksionet më të njohura turistike në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.
Ajo ofron një kombinim të historisë, legjendës dhe pamjeve spektakolare, duke e bërë një vend tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.
Vitin e kaluar, siti arkeologjik pati një rritje mbresëlënëse teksa u vizitua nga 160 mijë turistë, shifër kjo, më e larta e regjistruar ndonjëherë.
Në krahasim me vitin 2023, rritja rezultoi 26% më shumë.
Vizitorët e huaj janë përherë e më të pranishëm në këtë objekt të lashtësisë si në mënyrë individuale ashtu edhe të organizuar në grupe.
DRTK Shkodër ka publikuar shifrat e vizitueshmërisë për muajin e parë të vitit 2025. Janari rezulton me 4 mijë vizitorë duke vijuar trendin pozitiv të rritjes.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej 8% të numrit të turistëve.
Kalaja “Rozafa” është një ndalesë e rëndësishme për të gjithë ata që vizitojnë kryeqendrën e veriut.
Historia dhe arkitektura, legjenda, pamjet panoramike si dhe atraksionet brenda kalasë po paraqesin interes gjithnjë e më shumë për vizitorët vendas dhe të huaj që duan të njohin trashëgiminë tonë kulturore.
Platforma e parë e librave në audio është pothuajse gati dhe pritet t’u vijë në…
Analisti politik Aleksander Çipa ka komentuar mundësitë për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të fundit…
Poeti, shkrimtari dhe përkthyesi i talentuar, Zef Staku lindi më 9 shkurt 1922 në një…
“Në zaman të asaj furie”, kënga e njohur shkodrane frymëzoi shkrimtarin Marçel Hila për romanin…
Dy plazhet më të mëdha të veriut, Velipoja dhe Shëngjini, nga 1 orë e 20…
Kurora e gjelbër e qytetit në malin e Taraboshit është pasuruar këtë të diel me…
This website uses cookies.