“Rozafa” e vizitueshme gjatë gjithë vitit/ Turistët mahniten me kështjellën dhe peisazhin fantastik
Edhe këtë të dielë kalaja “Rozafa” u vizitua nga turistë të shumtë
Kalaja e Rozafës, mbetet një nga monumentet e kulturës më të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj, jo veçse gjatë sezoneve turistike por gjatë gjithë vitit. Kalaja e Rozafës, vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer.
Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.
Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.