“Rozafa”, fluks edhe në vjeshtë – Turistët e huaj: Shumë tërheqëse kalaja, pamja nga lart fantastike
Kalaja “Rozafa”, objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, vazhdon të të ketë një numër të lartë vizitorësh edhe në muajin tetor.
Vizitorët mund të shijojnë arkitekturën, muret mbrojtëse dhe panoramën e bukur që ofron nga lartësia. Këtë të premte, kalaja ishte e mbushur me vizitorë të shumtë, shumica të huaj, të cilët e vlerësojnë këtë monument historik.
“Jam nga Kroacia, kam ardhur guidë me një grup turistësh francezë. Nuk është hera e parë që vij në Shkodër, por hera e parë që vizitoj kalanë dhe me të vërtetë qënka shumë bukur.
Shkodra është qyteti im i preferuar, impresionues.
-Un vij nga Izraeli.Sa kemi mbërritur në Shkodër dhe vizituam kalanë, shumë bukur, hera e parë që vizitojmë Shqipërinë.
-Edhe unë jam nga Izraeli, kemi ardhur sot direkt në Shkodër, pamja që të ofron kalaja nga lart qënka shumë e këndshme”,- shprehen turistët.
Nuk munguan as nxënësit e gjimnazeve nga qytetet të Shqipërisë që kishin ardhur ekskursion me shkollat.
Kalaja e Rozafës është një nga monumentet më të njohura historike në Shqipëri. Kjo kala ka një histori të lashtë që shkon deri në peruidhat ilire e romake.